Një pemë shekullore, rrap, është rrëzuar pasditen e sotme në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit dhe ka rënë mbi një fugon që qarkullonte në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në njerëz, ndërkohë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale tek fugoni mbi të cilin ra.
Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah për rreth një orë dhe tashmë qarkullimin në këtë aks është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.
Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe ka shkaktuar dëme materiale tek automjeti, tip fugon, mbi të cilin ra duke shkatërruar tavani e tij.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që po presin pemën në zonë për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve,ndërkohë që shërbimet e policisë rrugore po kqyrin vendin e ngjarjes për të dokumentuar edhe dëmet që janë shkaktuar mbi automjetin, fugon.
Kjo është pisha e dytë që rrezohet në harkun kohor të 20-ditëve të fundit në këtë aks,ku pishat paraqesin rrezikshmëri për shkak të peshës që kane dhe devijimit në njërin krahë të këtyre pishave shekullore./TCH
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...