Google ADS

SHBA përgatitet për bisedimet e paqes me talebanët

16:25 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve në Afganistan, Zalmay Khalilzad, tha se vendi i tij është duke u përgatitur për bisedimet e 7-ta të paqes me talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social, Khalilzad ka bërë të ditur se bisedimet vazhdojnë mbi tekstin e një marrëveshjeje të gjerë paqeje.

“Në tekst janë çështjet si garantimi i luftës kundër terrorizmit, zhvillimi i bisedimeve të drejtpërdrejta të talebanëve me autoritetet afgane, sigurimi i armëpushimit dhe tërheqja e forcave të huaja nga vendi”, tha Khalilzad i cili njoftoi se nuk do të ketë paqe përsa kohë nuk arrihet konsensus mbi këto katër çështje.

“Po përgatitemi për bisedimet e 7-ta të paqes me talebanët. Ne duam paqe në Afganistan. Ne nuk jemi në kërkim të tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani”, tha Khalilzad.

– Procesi i bisedimeve për paqe në Afganistan

Talebanët, një kërcënim i madh për qeverinë e drejtuar nga presidenti afgan Ashraf Ghani, ende ruajnë dominimin e tyre në shumë rajone të vendit. Disa rajone të këtij vendi që janë nën kontrollin e talebanëve, ballafaqohen me probleme serioze të sigurisë.

Ende nuk është arritur në një rezultat pavarësisht se qeveria në vitet e kaluara në mënyrë të përsëritur ka treguar përpjekje për të zhvilluar bisedime për paqen me talebanët dhe ka formuar Këshillin e Paqes.

Në periudhën e ish-presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, kontaktet mes administratës afgane dhe talebanëve planifikohej të zhvilloheshin në qershor të vitit 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por, talebanët në zyrën ku pritej të zhvilloheshin takimet kishin vendosur tabelën dhe të ashtuquajturin flamur të “Emiratit Islam të Afganistanit”, pas së cilës qeveria afgane u tërhoq nga negociatat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme