Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot ka bërë hapjen zyrtare të shqyrtimit publik për Hartën Zonale të Kosovë, dokument ky i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.
Në këtë ceremoni, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se MMPH-ja po e përmbush një veprim shumë të rëndësishëm në sektorin e planifikimit hapësinor.
“Sot po e fillojmë fazën më të rëndësishme të procesit, shqyrtimin e dokumentit me publikun e gjerë. Për dy muaj rresht, sa është planifikuar të zgjasë shqyrtimi publik, MMPH përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor do të organizojë edhe takime dhe prezantime tjera”, tha ministri Matoshi.
Sipas tij, Harta Zonale do të vendos veprimet, aktivitetet dhe rekomandimet relevante hapësinore si dhe rregullat për implementimin e tyre.
“ Jemi të sigurt se kjo është mënyra më e mirë që ta ndryshojmë sjelljen tonë abuzive ndaj hapësirës, prandaj, ju inkurajojmë sinqerisht që të bëheni pjesë aktive e këtij procesi”, deklaroi Matoshi.
I pari i MMPH-së kërkoi nga kryetarët e Komunave që të vazhdojnë angazhimin e tyre në hartimin e hartave të tyre zonale ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe ekspertëve që të jenë aktiv në këtë proces mjaft të rëndësishëm.
Gjatë kësaj ceremoni është prezantuar draft dokumenti “Harta Zonale e Kosovës 2020-2028+” nga drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi i cili tha se është ndjenjë e mirë që bashkë me kolegët e Institutit kemi arrit në këtë fazë të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Kosovës. Proces në të cilin në periudha të ndryshme kohore kanë qenë të involvuar edhe grupe tjera të interesit duke i përfshirë edhe qytetarët e interesuar.
“Sa i përket përmbajtjes dhe procesit në përgjithësi, është shumë i ngjashëm me atë të nivelit lokal, dallimin themelor e bënë përpjesa në të cilën punohen dokumentet. Përpjesa për HZKos është 1:25.000 ndërsa ajo e nivelit lokal është 1:5.000. Veprimet, rekomandimet dhe aktivitetet e parapara në dokument duhet të respektohen nga të gjithë sektorët e Qeverisë duke përfshirë edhe nivelin lokal të përgjegjësisë. Pjesa më e madhe e veprimeve dhe rekomandimeve lidhet me nivelin lokal, të cilët përmes dokumenteve të tyre hapësinore do të bëjnë implementimin e tyre”, deklaroi nder të tjerash drejtori Nushi.
Ndërsa Servet Spahiu, drejtori i Planifikimit Hapësinorë tha se MMPH-ja do ju dal në ndihmë Komunave të Republikës së Kosovë.
“Ne si ministri jemi në përkrahje të komunave që t’ju ndihmojmë në të gjitha dokumentet e hartimit të hartave zonale gjatë këtij viti, sepse e kemi obligim ligjor për t’ju ndihmuar në planifikim hapësinorë komunave të Kosovës”, deklaroi Spahiu.
Harta Zonale ka për qëllim zhvillim të qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor; qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike; rregullim të hapësirës përmes shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe trajtim i barabartë; lëvizje e lirë dhe qasje adekuate në shërbime publike për qytetarët. /arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut