Google ADS

Marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, dhe Kosova

14:56 | 19 Qershor 2019
arbresh.info

Presidenti Putin dhe Rusia, para dhe pas 11 shtatorit 2001, kanë bërë ndryshime thelbësore në politikën jashtme ruse, duke e përshtatur atë me politikat historike të Rusisë dhe realitetet e krijuara rishtas në politiken ndërkombëtare.

11 Shtatori i shpjegoi tendencat përafruese në marrëdhëniet SHBA-së dhe Rusisë, kjo marrëdhënie kishte për synim të hapi një epokë të re, të raporteve pozitive në mes dy vendeve SHBA-Rusi.

Sikur dihet Putini ka qenë një kuadër i KGB-së ruse… Duke e ditur se Rusia është hapur për bashkëpunim, presidenti Xh.W.

Bush e kishte kuptuar këtë momentum politik dhe me pas e kishte kapur atë si opsion të bashkëpunimit Rus-Amerikan, në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar, në pakësimin dhe reduktimin e armëve bërthamore, në mbajtjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë, si dhe në arritjen e një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi, për të cilën çështje ende nuk janë pajtuar SHBA-ja dhe Rusia. Dikur gjatë Luftës së Ftohët ish Bashkimi Sovjetik, BRSS-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e luanin “lojën” më shumë duke e pasur parasysh që fitorja e njërës palë në një pjesë të botës sa i përket influencës dhe lidershipit konsiderohej dobësim dhe humbje për palën tjetër. Ndërsa që nga 11 Shtatori i 2001-ës, tanimë kjo teori si duket ka rënë nga loja, dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve të mëdha me ndikim në gjeopolitikën botërore, do të avancohet ma tej. Siç e kishte thënë më parë njohësi i shkëlqyer i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ish-sekretari i Shtetit në SHBA, Henry Kissinger, marrëdhëniet Amerikane -Evropiane – Ruse duhet të përballojnë katër sfida bazë :

Marrëdhëniet duhet të ngrihen nga një nivel psikologjik në atë politik – Pra, nëse i shikojmë në aspektin e dioptrisë analitike dhe krahasuese i bie se ato marrëdhënie apo thënë më saktë ato raporte, nuk mund të varen nga marrëdhëniet personale të udhëheqësve rusë dhe amerikanë. Ky bashkëpunim duhet zgjerohet e sidomos në ndalimin dhe kufizimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe atyre nukleare, por për t’u arritur kjo kërkohet punë dhe angazhim i thellë i dyja vendeve si SHBA-së, po ashtu edhe i Rusisë, duke e sanksionuar çdo shtet i cili dëshiron të konkurrojë në krijimin e armëve të reja bërthamore, sikurse Irani dhe Koreja e Veriut.

-Në fushën politike – Nevojat e së sotmes nuk duhet të mbulohen me shpresat për të ardhmen, pra veçanërisht ruajtjen e raporteve me Evropën përmes aleancës së NATO-s, si linja e vetme zyrtare e raporteve në mes dy fuqive, por këtu s’duhet përjashtuar edhe Kinën, Japoninë dhe Izraelin. Amerika s’mund të taktizojë asnjëherë me ndonjë politik momentale kur vihen në pyetje interesat e saj, dhe aleatëve të vet.

-Rusia do të kërkojë që të ruajë influencën e vet në rajonet e një rëndësie gjeopolitike dhe historike – Për të dhe kjo duhet jetë bazë për ndërtimin e raporteve të reja amerikane-ruse, duke mos lanë anash edhe raportet e reja të mira me Kinën dhe Korenë e Veriut;

Mund të konkludojmë se Amerika ka nevojë për një politikë të jashtme të zgjuar, thoshte H. Kissinger, duke i bërë shtetet e tjera, si Kina dhe Rusia më shumë të përfitojnë nga bashkëpunimi me Amerikën sesa të humbin, politikisht, ekonomikisht, dhe diplomatikisht.

Gjithashtu, një çështje që ka qenë e ndërlidhur me interesat SHBA-Rusi ka qenë edhe statusi i pazgjidhur i Kosovës, i cili ka rrjedhën e vet nga paslufta e vitit 1999, kur forcat e NATO-së hynë në Kosovë në bazë të mandatit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së. Kjo ishte në kundërshtim me aspiratat e popullit shqiptar për autonomi, sepse dihet që ata kishin rezistuar paqësisht dhe luftuar me pas për pavarësi nga Jugosllavia shtypëse. Megjithatë, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më vonë, në shkurtin e 2008-ës, dhe ishte njohur deri më tani nga më shumë se 115 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, kurse tani mbetet që dy vendet Kosovë-Serbi të shkojnë drejt normalizimin të plotë të marrëdhënieve të tyre, me një marrëveshje jo të lehtë historike e cila do të dërgonte dyja vendet në njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Koha se kur do të vendosim të hyjmë në këto negociata është rëndësi jetike për diplomacinë kosovare dje, sot, apo nesër.Dhe për të ardhur deri te zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje rreth pranimit të Kosovës nga Serbia fqinje, konsideroj se ka dy mënyra :

-Ulja në bisedime e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës dhe arritja e një marrëveshje dypalëshe për njohje të ndërsjellë, nën mbikëqyrjen amerikane, dhe evropiane pas konsolidimit të institucioneve të BE-së, të dala nga zgjedhjet e fundit të 2019-ës, si dhe

-Një rrugë tjetër mund të ishte thirrja e një Konference Ndërkombëtare nga Perëndimi, dhe të tjerët, lidhur me ofrimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e bisedimeve, ku me pas Konferenca do t’i jepte edhe garancitë për arritjen e marrëveshjes nga të dyja palët në negociata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme