Një grua 83 vjeçare është dërguar në spital pasi u aksidentua me Kate dhe William.
Një grua e moshuar është në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor që përfshin eskortën përcjellëse të policisë për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, shkruan BBC.
Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor kur gruaja, 83 vjeçe, u lëndua të hënën.
Aksidenti përfshiu një motoçikletë të policisë të shënuar në konvoj, ndërsa rasti po hetohet tani nga policia.
Pallati Kensington tha se çifti mbretëror janë “thellësisht të shqetësuar dhe të pikëlluar” dhe kanë qenë në kontakt me gruan.
Gruaja – e cila quhet Irene, sipas pallatit – u dërgua në spital në një gjendje kritike pas përplasjes në Rrugën e Epërme Richmond në Richmond, në jug-perëndim të Londrës, në orën 12:50 më 17 qershor.
Gjendja shëndetësore e gruas që u aksidentua është e qëndrueshme.
Çifti mbretëror i kanë uruar shërim sa më të shpejtë Irenes dhe kanë thënë se do të mbesin në kontakt deri në përmirësimin e shëndetit të saj.
Duka dhe Dukesha kur e kuptuan këtë gjë, i dërguan lule gruas së moshuar.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...