Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për regres në mënyrën e shpenzimit të buxhetit dhe disa çështje të tjera.
Ai këtë e tha pas raportit të FMN-së, i cili tërheq vërejtjen Qeverisë në disa pika.
Postimi i plotë:
Derisa në qeverinë paraprake janë bërë hapa përpara në konsolidimin e buxhetit të shtetit dhe zhvillimin ekonomik përmes sektorit privat, në qeverinë e PAN-it po shënohet vetëm regres.
Sot, FMN-ja tërheq vërejtjen për çështje që LDK-ja i ka ngritur vazhdimisht në Kuvend, se gjatë kësaj qeverie:
– të hyrat janë ne nivel te ulet te mbledhjes,
– shpenzimet jo produktive për paga e mallra po rriten,
– nismat ligjore pengojnë sektorin privat dhe rrezikojnë rregullën fiskale,
– nuk ka ristrukturim të ndërmarrjeve publike,
– mungojnë investimet cilësore,
– reformat arsimore po ngecin,
– reformat lidhur me pensionet e veteranëve po vonohen.
Lidhur me taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, FMN konstaton se kostoja po paguhet nga familjet përmes çmimeve më të larta për produkte bujqësore, në veçanti nga familjet me të ardhura të ulëta.
Të dhënat nga studime të pavarura tregojnë gjithashtu se mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja janë zëvendësuar me mallra nga Maqedonia, Turqia, Izraeli dhe vende te tjera. Prodhuesit vendorë nuk duket se kanë arritur të përfitojnë nga kjo taksë.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...