Legjenda e futbollit botëror viziton sot Kosovën

12:46 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Lothar Matthaus sot do ta vizitojë Kosovën.

Legjenda e futbollti gjerman ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij, raporotn Insporti.

Kampioni i botës me Gjermaninë dhe tri herë finalisti i Kampionateve Botërore edhe bartës i shumë rekordeve me kombëtaren gjermane e viziton sot Kosovën.

Ai Kosovën e vitizon si pjesë e kompanisë Sky, për të cilën punon aktualisht si analist i futbollit.

Matthaus, 58-vjeçar, është fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1990.

Ai mban rekord në Kampionate Botërore, si lojtari me më së shumti paraqitje (25 gjithsej).

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane do ta mbajë edhe një konferencë për media, derisa në orën 16:00 do ta vizitojë edhe stadiumin e Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’.

Insporti do të jetë live nga konferenca ku Matthaus do të flasë për mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme