Sali Skura, kryepolici i Kamzës, qe doli ne pergjimet e gjermanes “Bild”, teksa informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, mes te tjerash mbi lëvizjet e Xhelalit, dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit, duke i kerkuar edhe bllokimin e autobuseve, eshte kapur nga kamerat brenda shkolles ne Kamze, ku eshte vendosur KZAZ-ja.
“Famozi narkokomisari Sali Skura brenda ambienteve te shkolles “Ibrahim Rugova”- shkruan Berisha ne faqen e vet ne Facebook, teksa poston foton e tij, ne perplasjen e sotme mes policise dhe qytetareveve qe kerkojne lirimin e ambienteve.
Përgjimet/ “Na këputën këta. Blloko autobusët”- Shefi i Komisariatit të Kamzës flet me drejtorin: Xhelali mendohet të marrë…
Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme atje tri vite më parë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.
Në përgjimet e publikuara nga Bild, kryepolici i Kamzës informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, të cilin midis të tjerash i uron fitore.
Në përgjimin numër 8 të Bild, shefi i policisë së Kamzës e informon gjerësisht drejtorin mbi lëvizjet e Xhelalit, me sa duket kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit.
Përgjimi numër 8:
Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës
Arben Keshi: Urdhëro!
Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës: Sala në Kamzë jam. Sali Skura.
Arben Keshi: Hë mo, çkemi?
Sali Skura: Mirë. Si ia kalon? Si janë duke shku?
Arben Keshi: Mirë duken. Na këputën këto të Kamzës. Bllokohen autobusët e Kamzës.
Sali Skura: Po, pra po!
Arben Keshi: Bllokohen autobusët e Kamzës o shok.
Sali Skura: Po pra. Kemi nxjerrë postblloqe policie. Në orën 3 kanë në mend me u nis. Në orën 3 e gjysë.
Arben Keshi: A keni informacionet se sa bëhet llafi për t’u nisë?
Sali Skura: Nga ora 3 e gjysmë do të nisen. I kemi marrë do masa domethënë.
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Mendohet rreth 450, 500 veta.
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali i ka organizuar krejt bashkinë i ka çu te Turizmi i ri në Lurë. E kupton?
Arben Keshi: Kuptoj!
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë sepse s’ka njerëz nga Kamza në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë unë.
Sali Skura: Lura është problem.
Arben Keshi: Lura, Reçi.
Sali Skura: Lura, Reçi gjithë ajo krahinë atje. Nga komisionerët ma merr mendja i keni futur në xhep?
Arben Keshi: Po! Po! Sigurisht!
Sali Skura: Po qyteti si duket?
Arben Keshi: Mirë duket! Po flas për Lurën dhe për Reçin, pjesën që vjen nga Xhelali.
Sali Skura: Po pra po! Melita (punonjëse e gjendjes civile) s’ka pas çfarë me bë me këto kodet (manipulimi i adresës së votuesve dhe kodi individual i votuesve që mund të identifikojë edhe votën).
Arben Keshi: Jo mo vlla jo. Nuk ka pasur çfarë të bëjë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile, s’ke ca me bo.
Sali Skura: Sepse i kam ndjekur nga mbrapa sot që nga mëngjesi. Hajde të uroj fitore.
Arben Keshi: Për çfarë do të flasim? Bëhet fjalë për 450 vota. Do të thotë se ka ardhur me njerëzit e vet në Lurë ai?
Sali Skura: Njerëzit e vetë, e ke parasysh. Janë ca furgona.
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesë të informacionti, Lura apo edhe zona të tjera desha të di pak a shumë.
Sali Skura: Po, po. Vetëm nga krahu këtej, se mos shkojnë nga Mirdita.
Arben Keshi: Rrugës së parë që i binë andej.
Sali Skura: Po! Mirë, hajde suksese! Kalofsh mirë.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...