Siemens mbyll disa qendra në Gjermani, largon mijëra punëtorë

11:03 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Konglomerati gjerman në fushën e industrisë Siemens ka njoftuar për shkurtimin e 2.700 vende pune në botë, përfshirë 1.400 në Gjermani, në sektorin e turbinave elektrike ku synon të devijojë drejtim.

Ky ristrukturim synon të ulë kostot, që do të shoqërohen me reduktimin e numrit të projekteve të mëdha. Kompania planifikon shkurtimin e 7.000 vende pune dhe mbylljen e qendrave në Gjermani, transmeton ATSH.

Siemens punëson në total 379.000 persona në botë, përfshirë 64.000 në sektorin e turbinave elektrike, përcjell albinfo.ch.

Shkurtimi i vendeve të punës do të bëhet në vitet në vazhdim, thuhet në një komunikatë të kompanisë por pa dhënë më shumë detaje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme