Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Stephanie Eble, vizitoi Prishtinën gjatë periudhës 12-18 qershor, për t’i diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike dhe pasqyrën ekonomike të Kosovës. Në përmbyllje të vizitës, Eble dha edhe një deklaratë.
Kumtesat për shtyp në përmbyllje të misionit përfshijnë deklaratat e ekipeve të stafit të FMN-së që përcjellin gjetjet paraprake pas vizitës në vend. Siç thuhet në një njoftim për media, mendimet e shprehura në këtë deklaratë janë të stafit të FMN dhe nuk paraqesin medoemos mendimet e Bordit Ekzekutiv të FMN.
“Ky mision nuk do të rezultojë në diskutime të Bordit”, thuhet në njoftim
Eble, gjithashtu thotë se tarifa në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rritur çmimet e konsumit, posaçërisht të produkteve ushqimore, duke ndikuar kështu tek ekonomitë familjare me të ardhura më të ulëta, si dhe duke dobësuar llogarinë e jashtme rrjedhëse
Në vend të kësaj, politikat duhet të përqendrohen në avancimin e reformave strukturore për të mbyllur hendeqet e konsiderueshme të kapitalit njerëzor dhe fizik duke investuar në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, si dhe për të forcuar qeverisjen dhe mjedisin e biznesit.
“Sfida kryesore për ekonominë e Kosovës është rritja më e lartë e nxitur nga sektori privat dhe eksporte. Përderisa parashihet që rritja do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme me rreth 4 për qind këtë vit, kjo nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave me pjesën tjetër të Evropës. Gjithashtu, tarifa në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rritur çmimet e konsumit, posaçërisht të produkteve ushqimore, duke ndikuar kështu tek ekonomitë familjare me të ardhura më të ulëta, si dhe duke dobësuar llogarinë e jashtme rrjedhëse. Ekzekutimi i buxhetit është përgjithësisht në rrugë të duhur, ndërsa niveli më i ulët i mbledhjes së të hyrave dhe tejkalimet e shpenzimeve në skemat e përfitimeve pensionale, përsëri, pritet të kompensohen me shpenzime më të ulëta kapitale”, ka thënë Eble në një deklaratë pas vizitës në Prishtinë.
“Përderisa Kosova ka arritur të mbajë stabilitet makro fiskal, një numër nismash të kushtueshme politikash do të mund të pengonin zhvillimin e sektorit privat. Në veçanti, rritjet e larta të pagave si pjesë e reformës së administratës publike, kombinuar me një rritje në punësim, përbëjnë kosto të larta fiskale të cilat, pa masa përmbajtëse, rrezikojnë rregullën fiskale dhe minojnë aftësinë konkurruese. Ngjashëm, përfitimet sociale në diskutim e sipër, siç janë pensionimi i parakohshëm për policinë ose përfitimet tejet bujare të pushimit prindëror, si dhe rritja e propozuar e pagës minimale që do të shkonte përtej zhvillimit të çmimeve, produktivitetit dhe zhvillimeve të pagave, bartin kosto të konsiderueshme fiskale. Gjithashtu, ato mund të frenojnë zhvillimin e sektorit privat duke paraqitur pengesa në përpjekjet për uljen e papunësisë dhe informalitetit”, vijoi tutje.
Eble thotë se në vend të kësaj, autoritetet duhet të avancojnë me ristrukturimin e ndërmarrjeve publike, për të përmirësuar zbatimin e investimeve cilësore dhe të financuara nga donatorët, si dhe për t’i përshpejtuar reformat arsimore; për të forcuar sundimin e ligjit dhe mjedisin e biznesit; si dhe për të avancuar me reformat e vonuara të veteranëve të luftës për të liruar hapësirën në buxhet për shpenzime që nxisin rritje.
“Gjithashtu, garancitë qeveritare duhet të rishikohen me kujdes në mënyrë që të mos rrezikohet qëndrueshmëria fiskale”, përfundon Eble.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...