Google ADS

Lirohet Platini, zbulohet për çka është pyetur

09:37 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish presidenti i UEFA-s Michel Platini mbrëmë u lirua nga paraburgimi, pas intervistimit disaorësh mbi hetimet për korrupsion për rastin e organizimit të Kampionatit Botëror 2022 në Katar.

Avokati i Platinit William Burdon ka thënë se paraburgimi është shfuqizuar dhe ka vlerësuar se është “ngritura pluhur i madh për asgjë”.

“Michel e ka përjetuar këtë paraburgim se të padrejtë dhe të tepruar”, ka shtuar ai.

Pas daljes nga zyra e policisë gjyqësore për krim kundër korrupsionit në Nanter, afër Parisit, Michel Platini ka thënë se është ftuar për bisedë të lirë dhe se pas arritjes policia përnjëherë e ka arrestuar.

“Ishte gjatë”, ka shtuar se ai dhe ka thënë se e kanë pyetur për Kampionatin Evropian të vitit 2016, Kampionatin Botëror në Rusi, Kampionatin Botëror në Katar, për klubin PSG dhe për FIFA-n.

Platini ka thënë se ishte i qetë dhe nuk ndien se ka lidhje me çfarëdo afere.

Intervistimi i tij si dhe intervistimi i të tjerëve janë pjesë e hetimeve preliminare mbi dhënien e të drejtës që iu bë Katarit për të organuizuar Kampionatin Botërorin të 2022-tës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme