Gjakova bart flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Minsk 2019

09:23 | 19 Qershor 2019
A. B.

Xhudisti Akil Gjakova do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019.

Ceremonia hapëse mbahet më 21 qershor në stadiumin e Minskut, prej orës 21:00 me kohën lokale të Kosovës.

Vendimi për Gjakovën u mor, pasi tri xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do të mungojnë në ceremoni shkaku i shortit që hedhet të premten mbrëma dhe garave që i zhvillojnë të shtunën në mëngjes.

Akil Gjakova është sportisti më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2018 i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Vitin e kaluar u bë kampion i Evropës për U23, ndërsa medalja e artë e fituar në Grand Slamin e Parisit vitin e kaluar, mbetet një nga sukseset më të mëdha të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme