Mediumi i madh italian, Sky Sports Italia, raporton se Manchester Unitedi i ka kontaktuar drejtuesit e Napolit për ta shprehur interesimin për ta transferuar Elseid Hysajn gjatë afatit kalimtar të verës.
“Djajtë e kuq” janë të interesuar ta përforcojnë pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë gjatë kësaj vere, mirëpo ata nuk janë i vetmi klub që ka shprehur interesim ta transferojë shqiptarin, transmeton Gazeta Express.
Hysaj ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Napoli dhe kjo deklaratë e mbrojtësit anësor të Kombëtares së Shqipërisë ka ngjallur interesim edhe te Atletico Madridi.
Manchester Unitedi është duke e kërkuar një mbrojtës anësor, i cili mund të luajë në të dy anët e mbrojtjes, si zëvendësues për Ashley Young. Veterani anglez luajti edhe si mbrojtës i krahut të majtë, edhe si mbrojtës i krahut të djathtë gjatë sezonit të kaluar.
Kjo ka bërë që shqiptari 25-vjeçarin të jetë nën radarin e drejtuesve të Manchester Unitedit. Ai ka qenë i rregullt në formacionin e parë të Napolit gjatë kohës sa Maurizio Sarri e drejtonte klubin. Ai e ndoqi Sarrin nga Empoli në Napoli në vitin 2015, duke u bërë shqiptari i dytë më i shtrenjtë ndonjëherë.
Edhe pse Sarri u largua verën e kaluar, Hysaj qëndroi nën drejtimin e Carlo Ancelotti dhe tani i ka regjistruar 173 paraqitje për klubin.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...