Mediat sociale tregojnë shumë më shumë për juve se sa mendoni. Ato mund të përcaktojnë nëse ju keni një çrregullim shëndetësor, duke filluar nga shtatzënia deri tek probleme me lëkuren, kjo vetëm duke i analizuar statuset tuaja të Facebook-ut, shkruan CNN.
Në një studim të bërë, hulumtuesit ishin të aftë të përcaktonin 21 gjendje mjekësore vetëm duke analizuar profilet e Facebook-ut të disa personave. Statuset e Facebook-ut ishin shumë efektive në përcaktimin e diabetit, depresionit, ankthit apo psikozave.
Gjatë këtij studimi, hulumtuesit kanë vëzhguar profilet e 949.530 personave në Facebook dhe aktivitetet e tyre në media sociale. Ata identifikuan gjuhën, e cila tregonte karakteristika të sjelljes dhe simptomave të disa çrregullimeve. Në fund të këtyre analizave ata arritën të zbulonin një numër të konsiderueshëm të njerëzve, që shfaqnin simptoma të disa çrregullimeve shëndetësore me anë të mediave sociale.
Sipas autorit të këtij hulumtimi personaliteti i njerëzve, gjendja mendore dhe sjelljet, të gjitha këto reflektojnë në media sociale dhe kanë impakt të madh edhe në shëndetin e njerëzve. Ky studim do të publikohet në 19 qershor në revistë “PLOT ONE”.
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...
Pacolli përfundon takimet në New York: Një javë intenzive me...
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit