Një nga gazetat me tirazhin më të lartë në Spanjë, El Pais, ka publikuar një artikull me kritika ndaj Perëndimit për heshtjen në lidhje me vdekjen e presidentit të parë të zgjedhur me votë në Egjipt, Mohamed Morsi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Bota duhet të qajë për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit”, ka shkruar profesori Luz Gomez, studiues i shteteve arabe në Universitetin Autonom të Madridit, në artikullin me titull “Morsi, rruga e prerë e demokracisë së Egjiptit”.
“Ai mori nën mbrojte dinjitetin e revolucionit të Egjiptit me refuzimin e ultimatumit të ushtrisë para puçit në korrik të vitit 2013. Një dinjitet që ishte mbi politikën e Vëllazërisë Myslimane islamiste konservatore, e cila ishte pikëpamje e Morsit dhe kishte shumë armiq”, thuhet në artikull.
Artikulli ka rikujtuar se Morsi është “presidenti i vetëm dhe i parë civil i zgjedhur në mënyrë demokratike”.
“Megjithatë, në mënyrë të çuditshme, ne do të shohim se si mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe liderët perëndimorë nuk do të shprehin ngushëllime për vdekjen e tij dhe, ende më e tmerrshme, këtë nuk do ta bëjnë po ashtu një pjesë e egjiptianëve”, thuhet në artikullin e të përditshmes spanjolle El Pais.
“E ardhmja e Egjiptit nuk mund të jetë më e errët. Nuk ka arsye për të vazhduar ëndrrën e vitit 2011 për demokraci. Mbase Morsi, në esencë, ishte një president i sinqert që nisi rrugën e demokracisë e cila sot është prerë”, ka përfunduar Gomez.
Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën dje në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.
Ai u varros në lindje të Kajros në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nën masa të forta të sigurisë dhe në prani vetëm të anëtarëve të familjes së tij dhe avokatëve.
Morsi, si anëtar kryesor i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos me një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel Fattah al-Sisi.
Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç