Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, sot tha se SHBA-të po ndjekin një “politikë të qëllimshme” për të provokuar luftë me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ryabkov tha se Moska po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe se i cilëson veprimet amerikane kundër Iranit si “provokuese”.
“Ne për një kohë të gjatë kemi parë përpjekje të vazhdueshme nga SHBA-të për të rritur presionin politik, psikologjik, ekonomik dhe ushtarak ndaj Iranit. Veprimet e këtilla mendoj se janë mjaft provokuese. Ato nuk mund të cilësohen ndryshe pos si politikë e qëllimshme e provokimit të luftës”, tha ai.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Uashingtoni zyrtar po shqyrtonte të gjitha mundësitë për të kundërshtuar Iranin në rajon, duke përfshirë edhe mundësinë e intervenimit ushtarak.
Tensionet u përshkallëzuan mes SHBA-ve dhe Iranit që nga viti i kaluar, kur administrata amerikane në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermanisë.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë disa veprime për të fundosur marrëveshjen, përfshirë edhe rivendosjen e sanksioneve amerikane ndaj naftës iraniane.
Në kundërpërgjigje, Teherani zyrtar u zotua se do të vazhdojë të eksportojë naftë përkundër sanksioneve amerikane dhe u kërcënua se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse privohet nga përdorimi i rrugës detare strategjike.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?