Google ADS

Maqedonia e Veriut, mjekët amë privatë kërkojnë uljen e dënimeve

20:57 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Mjekët amë të Maqedonisë së Veriut kërkojnë që dënimet të jenë në lartësi të pagës mesatare dhe se me politikën e tashme të dënimeve është në pikëpyetje ekzistenca e ordinancave të tyre.

Ata kërkojnë nga Fondi për Shëndetësi të hiqet politika aktuale e dënimeve dhe dënimet të ulet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetares së kësaj shoqate Lilija Çollakova Dervishova privatët duhet të jenë të barabartë me mjekët tjerë.

Nga Fondi i Shëndetësisë thonë se me anekset e reja dënimet do të ulen duke rikujtuar se ndryshimet do të vlejnë nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme