Djersitja është një mënyrë natyrale me anë të së cilës trupi lirohet nga toksinat.
Mirëpo ajo ka një aromë të pakëndshme, sidomos gjatë sezonës së verës.
Disa njerëz djersiten më shumë dhe disa jo.
Djersitja e tepërt konsiderohet si çrregullim dhe quhet hiperhidrozë, transmeton Alsat.
Disa nga shkaqet patologjike te djersitjes së tepërt janë:
Hipoglukemia, ankthi, depresioni, HIV-i, apo çrregullimet me gjëndra.
Disa nga metodat me anë të së cilave parandalohet djersitja e tepërt janë:
Aplikoni deodorant
Sigurisht që aplikimi i deodorantit është i domosdoshëm.
Aplikojeni atë që në mëngjes, në mënyrë që të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë ditës.
Shmangni ushqimet pikante
Disa ushqime siç janë specat dhe erëza të tjera përmbajnë vajra, të cilat stimulojnë gjëndrat e djersës dhe i japin trupit aromë të pakëndshme.
Qepa dhe hudhrat gjithashtu shkaktojnë aromë të keqe në trup.
Zvogëloni konsumimin e kafesë
Kafeja mund të jetë arsyeja, që ju jeni duke u djersitur shumë, prandaj shmangia e konsumimit të shpeshtë të kafesë mund ta zvogëlojë prodhimin e djersës.
Konsumoni shumë ujë
Uji është shumë i dobishëm për çdo proces në organizëm.
Ai e ushqen lëkurën dhe e hidraton atë.
Nëse krijoni shprehi të konsumimit të ujit atëherë krahas efekteve të tjera pozitive, ju do të djersiteni më pak dhe do të ulni temperature e trupit.
Humbni peshë
Yndyra e tepërt e trupit vepron si stimulues i gjëndrave që prodhojnë djersë.
Sa më shumë dhjam që keni aq më shumë do të djersiteni, për këtë arsye humbja e peshës është shumë e mirë për shumë procese në organizëm.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...