Google ADS

Shtyrja e negociatave, Bushati: Shtetet anëtare të BE nuk iu përmbajtën rekomandimeve

20:42 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas shtyrjes së vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë në vjeshtë te këtij viti, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në një postim në twitter, Bushati shkruan se shtetet anëtare të BE-së, nuk iu përmbajtën rekomandimeve të qershorit 2018, ndërsa rruga mbetet e hapur për në vjeshtë.

Postimi i Bushatit:

Është për të ardhur keq që Shtetet Anëtare të BE-së nuk u përmbajtën përfundimeve të qershorit 2018, e cila përcaktonte rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit në qershor 2019! Megjithatë, rruga mbetet e hapur për tetor 2019 dhe është e angazhuar për reformat lidhur me BE. Albania4EU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme