Pushimet e çmendura të Ozcan Deniz, prenoton gati gjysmën e dhomave të hotelit

19:00 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Qipro ka qenë destinacioni i radhës për Ozcan Deniz dhe familjen e tij megjithatë nëse aktori ka menduar se gjatë këtyre ditëve do të pushojë, jemi të sigurt se nuk ia ka dalë dot.

Fansat kanë qenë të shumtë që janë vërshuar në ambientet e hotelit ku ai po qëndron, aq sa ka shkaktuar panik tek menaxherët e tij.

Për tu ndjerë më i sigurt, Ozcan ka paguar edhe për 16 dhomat e tjera në katin ku ai po qëndron, vetëm që aty të mos afrohet askush.

Gjithashtu, aktori i “Nusja nga Stambolli” ka prenotuar 1 suitë mbretërore, 6 suita të tjera dhe 3 automjete. Edhe bashkëshortja e tij, Feyza Deniz nuk ka mbetur prapa me kërkesat e saj. Ajo ka kërkuar një menu speciale, vetëm për të, bazuar në ushqime organike.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme