Google ADS

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë reagon për raportimet në media rreth punësimeve

16:24 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Në media dhe në rrjetet sociale kohëve të fundit ka raportime për procesin e punësimit në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë.

Në këto ka raportime të mangëta dhe të pa argumentuara, të cilat me dashje ose pa dashje tentojnë ta dëmtojnë kredibilitetin institucional të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë dhe në raste të caktuara kredibilitetin personal të ministrit Besim Beqaj.

Njëkohësisht, në tekste ka edhe konstatime të paqëndrueshme se kinse ministri Beqaj është i akuzuar për veprën penale të korrupsionit, gjë që nuk është e vërtetë pasi ai është akuzuar për veprën penale të “shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës”.

Ju njoftojmë, se punësimi në stafin civil i nënshtrohet Ligjit mbi Shërbimin Civil, Nr. 03/L-149 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Rregullores 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil.

Sipas ligjit mbi Shërbyesit Civil dhe akteve nënligjore, procedurat e rekrutimit i organizon dhe i udhëheqë komisioni i posaçëm .
Me ligj është paraparë edhe formimin i komisioneve, të cilat shqyrtojnë ankesat në procedurat e rekrutimit dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, vendimi i të cilit është përfundimtar dhe i obligueshëm.

Në rastin në fjalë në asnjërën nga instancat e përmendura nuk ka pasë ankesa.

Të vetmit të punësuar të cilët i zgjedhë dhe i emëron ministri është stafi i kabinetit të tij, të gjithë të tjerët zgjedhën dhe emërohen sipas procedurave të parapara me ligj.
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i fton të gjitha mediat dhe të interesuarit për bashkëpunim dhe raportim të drejtë, korrekt dhe me fakte për aktivitetet e ministrisë, por edhe për parregullësitë eventuale të cilat mund të hasen./arbresh.info

Të ngjashme