Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve, Haradinaj nuk ua përmend emrat

15:33 | 18 Qershor 2019
M. A.

Në mbledhje ne sotme të qeverisë, Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka emëruar shtatë drejtor të bordeve në disa ndërmarrje të rëndësishme në vend, shkruan arbresh.info

Ai në mbledhje ka kërkuar votën e ministrave por nuk ka bërë të ditur emrat e drejtorëve për publikun.

Ekzekutivi mori vendim për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës; në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini sh. A”, Pejë; Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë Sh. A”, Pejë; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” si dhe qeveria ka aprovuar Propozim-vendimin për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini Sh. A”, Gjakovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme