Sa vite burg rrezikon Edi Rama pas përgjimeve të Bild-it

15:14 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish- ministri demokrat Enkelejd Alibeaj tha se Rama ka shkulur Kodin Penal.

Sipas tij vepra e Ramës dënohet nga 1 në 3 vjet burg.

“Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorizimin e partisë së tij në zgjedhje.

Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht I konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme