Nesër mbahet konferenca për dhurimin e ushqimeve të tepërta

14:52 | 18 Qershor 2019
A. B.

Pesëdhjetë kompanitë më të mëdha në vend nesër do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në konferencën për dhurimin e ushqimit të tepërt e cila është nën organizimin e “Siti Siti”, e cila do të mbahet në Meriot hotel në Shkup. Ata do të mund të dëgjojnë propozime dhe përfitime shoqërore nga dhurimi i ushqimit për tërë shoqërinë.

Ngjarjen do ta hap Bllazhe Josifovski, kryetar i “Siti Siti” i cili do të paraqesë gjendjen në vend dhe atë se si mund që kompanitë e mëdha të ndihmojnë në uljen e problemit me urinë dhe problemit me hedhjen e ushqimit.

Në ngjarje do të mbajnë fjalim edhe kryeministri Zoran Zaev, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski si dhe përfaqësues nga sektori i biznesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme