Për banorin e Hong Kongut, Yung Xiu Kwan, 67 vjeçar, ligji i ri i cili lejon ekstradimin e të burgosurve në Kinë ishte një goditje e rëndë për të. Hong Kongu, si qytet ka gëzuar gjithmonë autonomi nga Kina sa i përket punëve të brendshme.
Yung si shumë banorë të tjerë po i bën gati valixhet dhe po largohet nga qyteti në të cilën tani Kina do të ketë më shumë të drejta për ndërhyrje, dhe po ikën për në Tajvan për shkak se është vendi më i afërt në të cilin i garantohen liritë qytetare.
“Pa liri dhe demokraci është sikur të jesh në burg, sikur të jetosh në një kamp koncentrimi … pa liri, më mirë të vdisja” tha Yung, ndërkohë që e ngriti një flamur të Tajvanit si shenjë proteste, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Hong Kongu ka qenë i qeverisur nga një qeveri e brendshme në bazë të sistemit “një vend, dy sisteme” formulë kjo e cila u krijua në vitin 1997, pasi që Britania i largua nga kolonia e saj. Hong Kongu ka gëzuar liri të ndryshme, duke përfshirë edhe një sistem gjyqësor të pavarur, ndërsa gjykatat në pjesët tjera të Kinës janë të kontrolluara nga Partia Komuniste e Kinës.
Yung, nuk është i vetmi që po ikën. Mijëra qytetarë të Hong Kongut janë raportuar se po ikin nga Hong Kongu për në Tajvan, duke shprehur frikë se formula “një vend, dy sisteme” është në rrezik.
Pekini kurrë nuk ka thënë se do të përdorë forcën ndaj Tajvanit, për shkak se e cilëson si një pjesë të saj, ndërsa Tajvani e ka shpallur pavarësinë, edhe pse nuk është pranuar nga shumica e shteteve të botës. Tajvani ka një sistem demokratik të qeverisjes për dallim nga Kina e cila kontrollohet nga partia Komuniste.
Ndërkohë, ka pasur protesta masive në Hong Kong. Rreth 2 milionë qytetarë kanë protestuar kundër ligjit të ri i cili do t’i lejonte gjykatave të qytetit t’i ekstradojnë të burgosurit në Kinë. /GazetaExpress/
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...