Haradinaj nga brezi kufitar ka një mesazh për Serbinë

12:16 | 18 Qershor 2019
arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një mesazh për Serbinë nga fshati Marec.

Ai nga ky brez kufitar tha se pa prishur raportin me aleatët është kujdesur për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

“Sot të gjithë na bashkë që jemi këtu për të kujtuar dhe për të shprehur respektin jo vetëm për Shpendin, por të gjithë. Njerëzit e Gollakut e kam kuptuar se janë njerëz të paçët. Me marrjen e detyrës si Kryeministër jam detyru më ndërru pak drejtimin e Kosovës. Mas shumë kohë, e kemi kuptuar se nuk është ka shkon si duhet Kosova. Ka qenë gabim që Kosova krejt të drejtën e vetë me qu në tavolinë të negociatave. Atëherë se di pse kemi luftu, nëse kemi dashtë negociata dhe mendim të kojshisë atëherë s’kemi pasur nevojë me drejtu pak drejtimin e Kosovës. Nga momenti që na ja kemi dhënë edhe luftës, atëherë është gabim mu kthy. Është e ndryshme kur të hynë në NATO, sepse aty edhe jep edhe merr, por më ja dhënë një tavoline dhe një kojshie që s’don më jap kurgja,  është gabim. Jom detyru me drejtu drejtimin e vendit tonë, pa u thy me miq edhe aleat. Sikur mos ta ndërrojshim atë drejtim i kishim bind të tjerët se s’kem punë tjetër përveç me vetë kojshinë për drejtimin tonë, pra Serbinë. I lus të gjithë që ta kuptojë  se e drejta jonë dhe drejtimi jonë buron prej nesh, e jo të na i fillon dikush tjetër. Na duhet më i marr për veti të drejtat tona, jo më ja lanë dikujt. Drejtimin e drejtimit tonë duhet më ja ndihmu njani-tjetrit, do të vazhdojnë kapak me na bërtitë po është normal, se ende s’na kanë pranu në sofër taman. Na s’duhet të ju përshtatmi sa herë të na bërtasin ka pak. Kanë me na dhanë të drejtën nëse jemi të vendosur, a nëse fillojmë me ba pazar më të drejtën tonë, atëherë ne s’kemi pas nevojë më ba luftë. Dhe këtu në brez kufitar është mirë më i dhanë këto mesazhe. Pra drejtimin tonë duhet ta ruajnë të gjithë ne, dhe duhet ta ruajmë të drejtën tonë. Duhet të kemi kujdes për të gjithë sakrificën që e kemi bë për të pasur të drejtat tona”.

Këtë mesazh ai e ka dhënë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli – Shpendi në fshatin Marec të komunës së Prishtinës./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme