Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 140, në të cilën disa pika do të jenë në rend dite nga programi qeveritar.
Anëtarët e qeverisë do të shqyrtojnë dhe do të vendosin për propozim-dekretin për plotësimin e Dekretit për llojin e aktiviteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë seancë gjithashtu do të shqyrtohet informacioni me propozim-vendimin për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjeve për krijimin e partneritetit publiko-privat për të krijuar organizatë moderne – Platforma si bartës efikas i ndihmës së shpejtë me helikopter në Maqedoninë e Veriut.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozim-programi për ndryshimin e programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore për vitin 2019.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe raporti vjetor për punën e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2018.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...