Biznesmeni nga Suhareka do të organizojë një karnaval në këtë qytet

09:53 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Biznesmeni Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, ka treguar për punën bamirëse dhe organizimin e një karnavali që do ta bëjë kjo kompani.

Ai tha se me të ardhurat e kompanisë ka ndihmuar shumë familje kosovare me banesa dhe gjëra të tjera, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi përfunduar një prej kampanjave në Shqipëri ku kemi ndihmuar 7 familje duke iu ndarë banesa apo ndihma të tjera. Rasti i fundit ka qenë ndërtimi i muzeut për familjen Berisha në Suharekë”

Palushi në Sytë 7 në Klan Kosova tha se nuk është e lehtë përzgjedhja e familjeve në nevojë, sepse ka shumë të tilla.

“Kemi ndarë edhe donacione në spitale dhe në vazhdimësi dhe kemi ndihmuar në rastet e personave të sëmurë. Kemi ndarë 100 bursa për studentë”.

Biznesmeni nga Suhareka tregoi për një karnavel që kompania e tij e organizon në këtë qytet. Ai tha se në Prishtinë ka një numër të konsiderueshëm të organizimeve të natyrës së tillë. Dhe nëse Prizreni identifikohet me Dokufest, Palushi dëshiron që vendlindja e tij të identifikohet me këtë karnaval që do të mbahet së shpejti.

“Ka vite që si kompani e bëjmë një festë më kreative dhe duke e parë që në Kosovë mungojnë të tillat. Edhe sivjet do të organizojmë një karnaval sepse vitin e kaluar ka pasë një interesim të madh”.

Në aktivitetet janë të përfshira 20 grupe, performaca e e fëmijëve dhe asambleve kombëtare nga shumë vende shqiptare. Do të vjen një artist nga Spanja dhe grupe të tjera muzikore nga Tirana dhe Prishtina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme