Google ADS

Nesër betohen katër kryetarët e komunave me shumicë serbe

16:24 | 18 Qershor 2019
V. S.

Nesër pritet që katër kryetarët e komunave më shumicë serbe të bëjnë betimin në këto pozita.

Të paktën kështu ka thënë për arbresh.info, Adriana Hoxhiq , ministre e Administratës  së Pushtetit Lokal.

“Nesër na ka ardhur njoftimi se në katër komunat do të mbahen seancat në të cilën janë paraparë edhe betimet e kryetarëve të zgjedhur me 19 maj”, u shpreh ajo.

Ministrja Hoxhiq, gjatë kësaj interviste ka treguar edhe vendimin që do ta marrin si ministri në rast se katër kryetarët  japin dorëheqje pas betimit sikurse ndodhi herën e parë.

Kujtojmë se katër komunat më shumicë serbe në Mitrovicë, kanë mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme me 19 maj, pas dorëheqjes së katër kryetarëve pas vendimit nga Qeveria e Kosovës për taksën prej 100% ndaj produkteve serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme