Frank Lampard ka njoftuar Derby Countyn se dëshiron të shkojë në Chelsea.
“London Evening Standard” shkruan sot se ish-lojtari e ka informuar klubin që drejton se do të dëshironte të bashkohej me Chelsean, nëse këta të fundit dëshirojnë ta bëjnë pjesë të tyre.
Ish-reprezentuesi anglez ka kontratë të vlefshme edhe për dy vjet me skuadrën e Championship, drejtimin e së cilës e ka marrë gjatë vitit të kaluar.
Është raportuar se Derby është përpjekur të hapë negociatat për një zgjatje me shpresën se do të qëndrojë edhe për disa vite të tjera.
Chelsea do të duhet të paguajë katër milionë funte në formë të kompensimit të klubit anglez.
Ndryshe, Lampard në të kaluarën ka realizuar 211 gola për The Blues gjatë periudhës 13-vjeçare, 2001-14.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...