Google ADS

Zyrtari i Barcelonës: Nuk do të biem në kurthin e Neymarit

08:36 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Zyrtari i Barcelonës për media, Josep Vives, dëshiron t’i shmanget një kurthi duke mos e komentuar kthimin e mundshëm të Neymarit, përkundër që spekulimet për këtë gjë e kanë kapur vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës së fundit.

Neymar, 27-vjeçar, është i lidhur me një kthim te kampioni i La Ligës, dy vjet pasi e kishte forcuar transferimin në Paris Saint-Germain, për 222 milionë euro, shumën më të lartë që është paguar ndonjëherë për ndonjë futbollist, transmeton Gazeta Express.

Sipas Globo Esporte, Barcelona mund të paguajë deri në 100 milionë euro për ta kthyer Neymarin sërish në Katalonjë, ku braziliani kishte luajtur për katër sezone. Në këtë marrëveshje do të përfshiheshin edhe Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti.

Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Neymari arriti shumë suksese, veçanërisht në sezonin 2014/15, kur e kishte fituar trofeun. Neymari i bëri 186 paraqitje për klubin katalonas, duke i shënuar 105 gola.

Por, Vives, zëdhënës për bordin e drejtuesve të Barcelonës, tentoi t’i shmangë pyetjet për superyllin brazilian të hënën.

“Kjo është diçka për të cilët nuk do të thellohemi. Ai është lojtar i PSG-së tani dhe ne nuk kemi pse të flasim”, ka thënë Vives në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Nuk do të themi asgjë sepse do të binim në kurth”.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, tha të hënën se askush nuk e kishte detyruar Neymarin t’i bashkohet klubit francez, duke sugjeruar se braziliani mund të largohet nga klubi nëse s’është i lumtur aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme