Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ditëve të fundit është përballur me protesta dhe me sulme ndaj tij.
Kjo pasi që reforma e cila parashikon mbylljen e disa shkollave në Komunën e Kamenicës për shkak numrit të vogël të nxënësve, nuk po u konvenon qytetarëve të kësaj komune.
Gjithashtu një zëri këtë reformë e kanë kundërshtuar edhe drejtuesit e shkollave, ku si zgjidhje më të mirë thonë se e shohin përmirësimin e kushteve në shkolla, sesa mbylljen e tyre.
Të njëjtin qëndrim me qytetarët e Kamenicës e ka edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë.
Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jashari, në një prononcim për arbresh.info tha se SBASHK-u kanë qenë dhe do të jenë kundër një reforme të tillë kudo në Kosovë.
Sipas tyre kjo çështje duhet të diskutohet në nivel të Kosovës, e mos të bëhen hapa të ngutshëm pasi siç e quan edhe vet ai është një çështje shumë komplekse.
“Jo, SBASHK-u edhe në takimin që ka qenë, ku prezent ka qenë edhe kryetari Kastrati i Kamenicës, e ka shpreh qëndrimin e vet që e ka. Ne e kemi si qëndrim të prerë se asnjë moment nuk është mirë të mendohet për mbylljen e institucioneve arsimore në Kosovë. SBASHK-u mendon se kjo çështje është mirë të debatohet në nivel të Kosovës, nga MASHT-I parlamenti, Qeveria, etj. Në mënyrë që mos të bëhen hapa të ngutshëm, sepse lehtë është të thuhet se po mbyllet një shkollë, por, ka shumë çështje që ndërlidhen pastaj, në mënyrë që mos të bëhen hapa të ngutshëm sepse pastaj duhet të mendohet se çfarë duhet të bëhet me nxënësit, cili është reagimi i prindërve dhe aj I mësim dhënësve. Është çështje shumë komplekse” tha Jashari
Tutje Jashari tha se në takimin me kryetarin Kastrati i ka thënë se duhet t’i marrë parasysh edhe pasojat që mund t’i sjellë kjo reformë.
E para se të nisen angazhime të tilla Kryetari SBASHK-ut tha se çështja duhet të diskutohet në organe të larta të shtetit.
“Kryetari I Kamenicës, është një djalë i ri entuziast, mirëpo unë i kam thënë edhe në mbledhje që mos të ngutet, nëse gjëra të tilla të këqija, të mbylljes së shkollave eventualisht do të ndodhin, atëherë le të jetë kjo në nivel të Kosovës dhe pastaj organet qendrore të shtetit, do ta analizojnë mirë çështjen dhe do të kenë kujdes se çfarë do të ndodhë me nxënësit dhe çka me mësimdhënësit” tha Jashari
E udhëtimin e nxënësve nga një fshat në tjetrin, Jashari e sheh si të vështir.
“Vet fakti që nxënësit do të lëvizin nga një lokalitet në tjetrin është çështje komplekse sepse duhet të sigurohet udhëtimi, e komunat e Kosovës nuk kanë arritur asnjëherë të sigurojn udhëtimin për mësimdhënës edhe pse e kanë obligim në bazë të kontratës të nënshkruar nga MASHT-I dhe SBASHK-u” tha Jashari
E për dallim nga SBASHK-u, ndryshe mendon njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci.
Ai këtë iniciativë e sheh si të nevojshme, pasi që sipas tij për shkak të numrit të vogël, mësimi bëhet në paralele të kombinuara dhe kjo sipas tij është një situatë e dëmshme për fëmijët.
“Në Kamenicë, si dhe në gjithë Kosovën, ka një numër të konsiderueshëm të shkollave të vogla, ku, shpesh, numri i mësimdhënësve është më i madh sesa numri i nxënësve. Madje, për shkak të numrit të vogël të nxënësve, në disa prej tyre fëmijët e grup moshave të ndryshme mësojnë në paralele të kombinuara, ku shumica janë familjarë. Një situatë e tillë është e dëmshme për fëmijët, pasi nuk krijon kushte që ata të zhvillohen në një mjedis ku ekziston konkurrenca e shëndoshë dhe socializimi me fëmijë të tjerë, jashtë familjes. Prandaj. kur ekzistojnë mundësi transporti, shkollat e tilla duhet të mbyllen. Kuptohet, shpenzimet e transportit duhet t’i heq shteti”, tha Pupovci për arbresh.info.
Por, Pupovci gjithashtu kërkon që komuna të ketë kujdes që njerëzit në këtë rast të mos mbeten pa punë.
“Po ashtu, duhet kuptuar se kjo është çështje delikate, pasi bëhet fjalë për vende pune, prandaj komunat që marrin vendime të tilla duhet të kujdesen që njerëzit të mos mbeten pa punë”, tha ai.
E situatë më të vështirë, sa i përket rënies së numrit të nxënësve, Pupovci e sheh më të shprehur edhe viteve të ardhshme, e për këtë ai thotë se personat duhet t’i përshtaten situatës dhe të ri-organizohen shkollat.
“Për shkak të rënies së vazhdueshme të natalitetit dhe migrimit, ky problem do të jetë akoma më i shprehur në vitet në vijim, prandaj qytetarët duhet të vënë në rend të parë interesin e fëmijëve dhe të pajtohen me faktin se shkollat në Kosovë duhet te ri-organizohen dhe t’i përshtaten situatës së re” tha ai.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me MASHT-in, por pavarësisht premtimeve të tyre se do të japin përgjigje rreth kësaj teme, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kujtojmë se në Kamenicë, janë 6 shkolla që kanë më pak se 5 nxënës, 6 të tjera më pak se 12 dhe 3 shkolla nëpër fshatra të Kamenicës kanë më pak se 50 nxënës./E.Haxhiu/Arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...