Neritan Ceka, themelues i Partisë Demokratike, tha në emisionin ‘Open’ në Top Channel se ndihet i turpëruar nga situata ku ndodhet vendi, për shkak se ka qenë deputeti i parë në Parlament i një partie të pavarur. Për këtë arsye, tha Ceka, në ndonjë rast e kam tepruar (me deklarata).
Sipas Cekës, establishmenti që drejton vendin e ka shumë të qartë se të gjitha (përgjimet) janë të vërteta. Ai kundërshtoi edhe tolerancën në studiot televizive që i bëhet vjedhjes së votave.
“Pas Durrësit, Dibra na tregon se ka një strukturë… kjo do të mjaftonte për të rrëzuar këtë Qeveri nga pushteti. Është e papranueshme toleranca që i bëni vjedhjes së votave. Në një vend ku krijohet frika, ku hiqet besimi të vota e lirë, ky vend nuk ka liri. Pushteti ia hedh fajin prokurorëve dhe ‘Bild’-it. Kjo tregon se këta nuk ndreqen”, tha Ceka.
Neritan Ceka theksoi se ka qenë kundër braktisjes së Parlamentit nga opozita, por këto përgjime, sipas tij, tregojnë se ka qenë vendim i duhur.
“Fundi mund të vijë vetëm nga populli”, tha Ceka, duke shtuar se mazhoranca socialiste e ka futur kulturë te njerëzit se: “mund të vidhni dhe nëse jeni me ne, nuk ka asgjë.”
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve