Gazeta “Bild”: Publikohet edhe telefonata e kryeministrit Rama

16:10 | 17 Qershor 2019
Arbresh.info

Prestigjiozja gjermane Bild ka publikuar sot të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Sicaliste dhe Edi Rama.

Në videon e parë dëgjohet kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Video 1
Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Rama: OK, mirë vllai.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

VIDEO 2

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre

Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

VIDEO 4

Arben Keshi:Hë mo…

Mësuesi: Kam Altinin këtu tek shtabi. E njeh ti?

Arben Keshi: S’di gjë unë. I kujt është Altini?

Mësuesi: Çfarë?

Arben Keshi : I kujt është Altini ?

Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi

Arben Kesh: Po dhe çfarë ka ai?

Mësuesi: Ka një problem. Ai do 200 mijë lekë dhe se ka 4 vota. Ai do të fejohet këtu në Tërnovë. Se di tha…. Kam folur me Shemsiun. Ka ndonjë problem Shemsiu, tha. E komunikova pardje

Arben Keshi: po

Mëseusi: Atij zotnisë, Kollashitit. Ia kam komunikuar në rrugë dhe sa u ndamë më atë, i thashë Anës. Ia thashë në emër tëndë.

Arben Keshi: Jo në emrin tim ore

Mësuesi: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtoreshës së Arsimit. Ia thashë, ia komunikova.

Arben Keshi: Mirë

Mësuesi: Mbarova punë me atë. Gjithashtu me Gëzim Hoxhën kemi pak problem se është në Itali… në Amerikë dhe erdhi sot. U rregullua se ai është kushëri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. E di ti. Vjehrra ime është mbesë te Isamil Merlani. Merlanti dhe Gzimi janë kushërinj.

Arben Keshi: Mirë…

“Në përditësim”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme