121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmë. Dyshohet se shkaku i një turbulence, 10 persona mbetën të lënduar gjatë këtij udhëtimi, të cilët janë dërguar në qendrën spitalore të Basel-it për trajtim. Për këtë incident ka reguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se sot në mëngjes ka kontaktuar me zyrtar të kësaj kompanie ajrore dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.
Në këtë institucion thonë se në bazë të inspektimeve që kanë bërë në këtë kompani ajrore nuk janë vërejtur parregullësi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit.
“Një prej inspektimeve të bëra është realizuar edhe në këtë kompani ajrore dhe gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit. Bazuar në informatat që tanimë janë publike, aeroplani në fjalë ka hasur në turbulencë që mund të cilësohet si shqetësuese dhe aspak e këndshme për pasagjeret në bord”, thuhet në komunikatë.
Kjo është komunikata e plotë e AAC’së:
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës është njoftuar për ndodhinë e aeroplanit të linjës ajrore “ALK Airlines” në fluturimin nga Prishtina në Bazel.
Autoriteti i Aviacionit Civil sot në mëngjes ka kontaktuar me zyrtar të kësaj kompanie ajrore dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.
AAC në bazë të përgjegjësive që ka, rregullisht bën inspektime të kompanive ajrore që operojnë në ANP “Adem Jashari”, përfshirë edhe kompaninë në fjalë.
AAC ka trajtuar dhe trajton çdo herë shqetësimet e ngritura nga cili do person juridik apo fizik dhe merr masa parandaluese përmes inspektimeve të rregullta. Një prej inspektimeve të bëra është realizuar edhe në këtë kompani ajrore dhe gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit.
Bazuar në informatat që tanimë janë publike, aeroplani në fjalë ka hasur në turbulencë që mund të cilësohet si shqetësuese dhe aspak e këndshme për pasagjeret në bord. Megjithëse aeroplanët që sot janë në përdorim anekënd globit para futjes në shfrytëzim nga operatoret ajror kalojnë një sërë testesh për të përballuar ngarkesat e mundshme të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe lëvizjet vertikale të presionit ajrorë (turbulencat). Gjithashtu edhe ekuipazhi i fluturimit është i trajnuar për të ju përgjigjur në mënyrë adekuate dhe sa me pak shqetësuese për pasagjer.
AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në Republikën e Kosovës. /gazetaexpress.com
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...