Kryesia e LDK-së merr vendim për Degën III në Prishtinë

15:38 | 17 Qershor 2019
arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në, raporton arbresh.info

“Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së,” është shprehur zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së./arbresh.info/

LDK për gjuajtjen me karrige: Janë shtyrje nga pak

Këta janë të gjithë të arrestuarit për rrahjen e djeshme në Kuvendin e nëndegës së LDK’së

Selmanaj: LDK mos të kërkoj fajtorin për përleshje jashtë partisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme