Midis një shpërthimi të vazhdueshëm të fruthit, New York kërkon që nxënësit të vaksinohen, edhe nëse prindërit kanë kundërshtime fetare.
Guvernatori Andrew Cuomo nënshkroi të enjten legjislacionin që heq përjashtimet jo-mjekësore nga kërkesat e vaksinimit në shkollë.
Ligji hyn në fuqi menjëherë, tha zyra e tij.
Masa, e cila kundërshtohet nga aktivistëve kundër vaksinimit dhe avokuesve të lirisë fetare, e vë New York së bashku me shtetet e tjera që nuk lejojnë përjashtime jo-mjekësore: California, Mississippi, West Virginia dhe Maine.
“Kjo shkencë është e qartë: Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe mënyra më e mirë për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Kjo administratë ka ndërmarrë veprime agresive për të mbajtur në kontrollë epidemën e fruthit, por duke pasur parasysh shkallën e saj, nevojiten hapa shtesë për t’i dhënë fund krizës shëndetësore publike”, tha Cuomo.
“Përderisa e kuptoj dhe e respektoj lirinë e fesë, puna jonë e parë është mbrojtja e shëndetit publik dhe përmes këtij ligji do të ndihmojmë për të parandaluar transmetimet e mëtejshme”.
Cuomo nënshkroi ligjin menjëherë pas miratimit të tij; Senati votoi 36-26 dhe Kuvendi votoi 77-53.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...