Rrahje mes 6 burrave në Prishtinë

14:13 | 17 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje pasditen e së dielës në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore, shkruan arbresh.info.

“Janë arrestuar 6 (gjashtë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që kanë qenë pjesëmarrës në rrahje. Si pasojë e rrahjes ndihmë mjekësore kanë kërkuar të dyshuarit të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme