Sipas Gjonbalaj parakontrata është nënshkrua nga ish-kryeshefi, Adnan Merovci ndërsa Bordi nuk ka qenë në dijeni, shkruan arbresh.info.
“Adnan Merovci ka nënshkruar një para kontratë me një partner amerikan, pa dijeninë paraprake të bordit dhe e kemi pa në medie të shkruara e të nesërmen kemi kërkuar që të na sqarohet. Bordi nuk e ka pas idenë se çka është kjo, dhe ka formuar grupe të ekspertëve të cilat kanë filluar të bëjnë prezantimin derisa janë shteruar të gjitha pyetjet e anëtarëve të Bordit”, ka thënë ai.
Gjonbalaj ka treguar arsyet që kanë quar në përkrahjen e kontratës pas prezantimit të marrëveshjes.
“Në parim Bordi ka qenë pro aprovimit të kësaj marrëveshje pas prezantimeve. Unë e kam kriju bindjen se është në interes sepse ka qenë projekt amerikan dhe investime të huaja në Kosovë, sepse pas luftës mezi prisnim që dikush të vij në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndryshe ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Adnan Merovci, në maj të këtij viti gjatë intervistimit në këtë komision kishte bërë të ditur se ka pas presion nga Bordi për nënshkrimin e kësaj kontrate.
Merovci pati deklaruar gjithashtu se ka nënshkruar një parakontratë dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit.
“Më është ofruar nënshkrimi i kontratës dhe unë kam refuzuar, e kam nënshkruar parakontratën dhe menjëherë kam dhënë dorëheqje, arsyeja e dytë e dorëheqjes ka qenë presioni i madh i Bordit që kjo kontratë të nënshkruhet brenda vitit”, pati thënë Merovci në Komisionin Hetimor.
E për presion nga Bordi kishte deklaruar edhe ish-kryeshefi tjetër i PTK-së, Shyqyri Haxha.
E gjatë raportimit të sotëm, Rexhë Gjonbalaj ka bërë të ditur se pozitën e kryesuesit të Bordit e ka mbajtur për afër tetë vjet./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...