Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka inauguruar vendbanimin e ri izraelit në Rrafshnaltën e Golanit, të cilën ky vend e kishte pushtuar shumë vjet më parë nga Siria. Këtij vendbanimi i është vënë emri “Rrafshnalta e Trumpit”.
Gjatë ceremonisë së emërtimit që u mbajt të dielën, Netanyahu tha se vendimi për vendosjen e këtij emri është marrë për ta nderuar presidentin amerikan për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë territor.
Punimet për ndërtimin e këtij vendbanimi ende nuk kanë filluar, por kryeministri izraelit dhe disa zyrtarë të tjerë e zbuluan një pllakat me emrin e presidentit amerikan, në të cilin janë vendosur edhe flamujt amerikan dhe izraelit.
Analistët thanë se ky veprim është më tepër një spektakël për publikun dhe për një gjë të tillë nuk ekziston autorizimi ligjor.
Izraeli e ka pushtuar Rrafshnaltën e Golanit nga Siria në vitin 1967 gjatë Luftës së Lindjes së Mesme. Në mars të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë që e njohën sovranitetin e Izraelit në këtë territor.
“Kjo është një ditë historike. Trump është mik i Izraelit”, tha kryeministri Netanyahu në këtë ceremoni. Vendimin për emërtimin e këtij vendbanimi me emrin e presidentit amerikan e përshëndeti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, David Friedman, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Banorët komentojnë ngacmimet e Burimit ndaj vajzave
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10.8 për qind e tyre jeto...
Aksident me fatalitet në Pestovë të Vushtrrisë, vdes në QKUK...
Golden State Warriors mposht kampionin, Grzzlies triumfuan n...
Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit
Gërvalla niset për në Lituani, përfaqëson Kosovën në Forumin...