Interi e ka rritur ofertën për mesfushorin e talentuar të Cagliarit, Nicolo Barella, në 36 milionë euro për 14 milionë euro të tjera bonuse.
Sipas Sky Sport Italia, zikaltrit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Cagliarit 40 milionë euro fillimisht për talentin italian, 4 milionë euro nga të cilat bonuse që mund të arrihen lehtë, ndërsa 10 milionë euro të tjera nëse Interi e fiton kampionatin italian Serie A, apo Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Përveç parave, Interi është i gatshëm t’ia ofrojë atij edhe Federico Dimarcon por me opsion për ta blerë më vonë, ndërsa Alessandro Bastonin në huazim.
Tani mbetet të shihet nëse Cagliari do ta pranojë këtë ofertë, duke qenë se më parë ka kërkuar 50 milionë euro për Barellan.
Përveç Interit, në garë për të mbesin edhe Paris Saint-Germain dhe Milan.
Megjithatë, thuhet se 22-vjeçari e do vetëm Interin.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...