Google ADS

Ylli i Brazilit: Mungesa e Neymarit s’na dobëson, jemi të fortë pa të

09:02 | 17 Qershor 2019
Arbresh.info

Dani Alves beson se Brazili nuk është ekip më i dobët pa Neymarin, në përpjekje për ta fituar Kupën e Amerikës këtë vit.

Neymari e humbi mundësinë për t’u paraqitur në këtë turne që po mbahet në atdheun e tij, për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës, transmeton Gazeta Express.

Lëndimi i yllit të PSG-së u pa si goditje e rëndë ndaj Brazilit, por nuk u duk tamam kështu në ndeshjen e parë të tij, pasi e udhëhequr nga Philippe Coutinho, Brazili e mundi 3:0 Bolivinë në ndeshjen hapëse të premten.

Derisa Alvesi i lartësoi aftësitë e Neymarit, kapiteni i Selecaos ndien se Brazili nuk është ekip më i dobët pa Neymarin.

“Mendoj se çdo herë që i bashkohemi ekipit kombëtar, e veshim këtë fanellë, duhet ta dëshmojmë veten, pavarësisht se a është Neymar aty apo jo, sepse ne e përfaqësojmë një ekip historik, i cili është shumë i respektuar në gjithë botën”, tha Alves.

“Kur e ke dike si Neymar, atëherë bëhesh më i fortë. Por, as nuk dobësohesh me mungesën e tij”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme