Google ADS

Cili janë dallimet mes veturave benzinë dhe dizel?

00:54 | 17 Qershor 2019
Arbresh Info

Dikur ka pasur një perceptim të gabuar se makinat dizel ishin më të ngadalta, vinin më shumë erë, më të zhurmshme dhe më të shtrenjta se sa veturat benzinë. Por dizel ka ngushtuar epërsinë në vitet e fundit në këto katëgori.

Por ka ende diferenca të mëdha në karakteristikat e makinave që përdorin karburant të ndryshme që i bëjnë ato të jenë të mira për përdorues të ndryshëm.

Këto janë cilësitë që dallojnë dy makinat:

Pro për dizel

Financiare: Janë më efiçiente dhe përdorin 15%-20% më pak karburant që do të thotë më pak shpenzime. Poashtu dikur janë shitur më shtrenjtë, por tani çmimet nuk dallojnë shumë.

Ambientale: Më pak emitime të dioksdit të karbonit.

Eksperienca gjatë vozitjes: veturat dizel ofrojnë më shumë fuqi në shpejtësi të vogla, që do të thotë se kanë më shumë fuqi për tejkalime dhe tërheqje më të madhe.

Kontra për dizel

Financiare: Makinat dizel kushtojnë më shumë se ato me benzin. Karburanti dizel është më i shtrenjtë se benzina dhe gjithashtu servisimi apo riparimi i problemeve serioze kushton më shtrenjtë.

Ambientale: Përkundër që emeton më pak dioksiod të karbonit, karburanti dizel prodhon më shumë grimca të tjera që lidhen me probleme në frymëmarrje siç është asma.

Eksperienca gjatë vozitjes: motorët dizel janë më të zhurmshëm.

Pro për benzinën

Financiare: benzina është më e lirë se sa dizeli dhe veturat kushtojnë më pak për të blerë dhe për servisim.

Ambientale: Edhe pse emeton më shumë dioksid karboni se sa dizeli, automobilat me benzinë prodhojnë më pak emetime të tjera më të rrezikshme si nitrogjeni.

Eksperienca gjatë vozitjes: motorët me benzinë bëjnë shumë më pak zhurmë.

Kontra për benzinën

Financiare: Motorët janë më efeçientë edhe përdorin më shumë karburant se sa dizelët.

Ambientale: Motorët me benzinë emetojnë pra më shumë dioksid karboni.

Eksperienca në vozitje: Motorët me benzinë kanë nevojë që shoferët të ndërrojnë më shpesh marshin, për shembull gjatë tejkalimeve, për të përdorur më së miri fuqinë e motorit. Por për disa njerëz ky stil i vozitjes është më i preferuari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme