Maurizio Sarri te Juventusi ka bërë që pjesa më e madhe e tifozëve të Juventusit të shpërthejnë në revolta dhe fyerje në rrjetet sociale, drejtuar klubit të tyre, për një zgjedhje të gabuar.
Një zgjedhje trajneri që dikur, kur drejtonte Napolin, ka ngritur jo pak polemika ndaj Juventusit, nga gishti i mesit drejtuar nga autobusi gjatë udhëtimit në Torino, në hyrje të Allianz Stadium, te konferenca kur deklaroi se “për të fituar Napoli penallti duhet t’i ketë fanellat me vija!”.
Madje, Sarri mbi episodet në “Stadium” tha: “Ose të gjithë, Milan, Inter, Napoli jemi çmendur, ose aty vërtet ndodhin gjëra. Por, meqë arbitrat italianë janë më të mirët, i besoj”.
Ky është momenti, kur Sarri tifozëve të Juves ua kishte ngritur gishtin e mesëm:
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?