Adem Imeraj nga Istogu, i cili ka përfunduar studimet për Stomatologji në Universitetin e Prishtinës, kishte aplikuar për pozitën e stomatologut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Por, pasi kishte aplikuar vetë për zyrtar të Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë, i kishin thënë atij se konkursi ishte hapur vetëm sa për procedurë dhe se personi tashmë ishte zgjedhur, raporton KTV.
Imeraj thotë se që nga fillimi ishin shkelur procedurat e rregullta për këtë konkurs, pasi që shpalljen e tij e ka bërë komuna, gjë të cilën do të duhej ta bënte vetë QKMF-ja.
Kjo është bërë, siç thotë Imeraj, vetëm që LDK-ja t’i rehatojë bashkëpartiakët e tyre, duke shkelur Udhëzimin Administrativ, i cili parasheh që konkursi të hapet nga vetë QKMF-ja.
Përveç kësaj shkeljeje, sipas Imerajt, gjithashtu anëtarët e komisionit përzgjedhës ishin me kualifikim më të ulët sesa kandidatët.
Në Drejtorinë e Shëndetësisë nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.
Veç kësaj, drejtori Osmanaj ka shtuar se stomatologu fitues për këtë pozitë është zgjedhur në bazë të përvojës së madhe që ka.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën