Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK po kalon përmes problemesh të shumta. Pothuajse në çdo nëndegë ka përplasje fizike mes anëtarësh të partisë, të cilët synojnë të marrin një post në nëndegë.
Sot është publikuar një video e re e rrahjes së ndodhur në nëndegën e LDK-së në Koshare të Ferizajt, ku shihet se si anëtarët e kësaj partie shpërndajnë grushte e shuplaka për njëri tjetrin.
Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, duke thënë se në rast se do të ndodhnin rrahje të tilla brenda partisë së Ramush Haradinajt, e gjithë LDK’ja do t’i bënte për ‘pesë pare’.
“Me pas plasë grushtat në Aleancë siç po ndodh me LDK-në, ishin qu i madh e I vogël prej tyre e na kishin ba për pesë pare”, ka shkruar Nitaj, raporton Express.
Ai thotë se partia e tij edhe pse me gabime, ka një kujdes të shtuar kur vjen puna për shfaqje në publik.
“Po mua më pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njëfarë zotnilleku në diskursin publik”, ka thënë ndër të tjera Nitaj.
Lidhur me rrahjet ka reaguar edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, duke ua lënë fajin partive të tjera për atë që po ndodh brenda partisë.
Ndërkohë sot nga konventa e PDK-së, LDK-në e ka ngacmuar duke thënë se janë shkollë e demokracisë për partitë opozitare.
https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10219736862276926
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...