Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përurimin e sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.
Në adresimin e tij, Haradinaj ka folur për marrëdhëniet me Serbinë dhe për çështjen e kufijve.
Ai tha se ndonëse janë të interesuar të kenë fqinjësi të mirë, nuk mund të pranojnë që Serbia të mos e njoh Kosovën e në anën tjetër të kërkoj tregun e saj.
Çështja e kufijve, sipas Haradinaj, është e zgjidhur me një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel.
E gjitha çfarë mund të diskutohet me Serbinë, thotë kreu i ekzekutivit, janë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Ne jem të interesuar për me jetuar fqinjësi të mirë edhe me Serbinë pos mos me njoft ekzistencën e Kosovës e me ja kërkuar tregun, duhet me u harruar këto. Pra edhe dialogu për të cilin të gjithë jem të interesuar, është më se i nevojshëm, kemi nevojë me ecë përpara, kemi nevojë me u marrë vesh por duhet me u shkru një marrëveshje kornizë për sa kemi me u marr vesh e jo për çka kemi me u marr vesh”, deklaroi ai.
“Nuk është më statusi i Kosovës, statusi është zgjidh në 99, 17 shkurt 2008. Nuk janë kufijtë, se ne kemi marrëveshje me Serbinë. Pra për menaxhim të integruar të kufijve të nënshkruar në Bruksel. Pra nuk ka kontest kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që ka mbet me u zgjedh në mes neve është marrëdhëniet bilaterale. A dojë me u njoft edhe a dojmë me jetu me njohje dhe respektim të ndërsjellët”, tha kryeministri.
Derisa sa ka folur për tregtinë e lirë, kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se asnjëherë nuk do i vendosin taksë Shqipërisë, derisa ka kërkuar edhe nga shteti shqiptar që të heq taksën rrugore prej 5 eurosh.
“Ne jemi të hapur për tregti të lirë pa tarifa edhe kurrë s’kemi me ju qit tarifa Shqipërisë. Na kemi prit gjatë këtu me ardhë, kemi me i rrëzuar këto barriera që ekzistojnë sot , mirë është me hjek dhe ata 5 euro që ia kanë qit në autostradë”, tha Haradinaj.
Ai ka thënë se tani si popull i lirë, Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë të i bashkohet popujve euroatlantik.
“Nuk dëshirojmë liri me izolu veten, me izolu popullin tonë e na me e gëzu këtë liri na. Ne kemi kërkuar lirinë me kanë vet të lirë por edhe me iu bashku popujve të tjerë, popujve euroatlantik”
I pari i Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar lart kontributin e Dukagjinit në luftën në Kosovë.
Ai tha se kjo pjesë e Kosovës nuk e ka lënë asnjëherë vetë Drenicën e familjen Jashari.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...