Google ADS

Gjyqtari Nuza e vodhi shfaqjen në mbrëmjen e yjeve, duke e bërë të qeshë tërë stadiumin

12:42 | 16 Qershor 2019
L G

Gjyqtari kosovar i FIFA-as, Genc Nuza, e vodhi shfaqjen në mbrëmjen e yjeve në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën, duke ia bërë një trik Muharrem Sahitit që nxiti të qeshura në gjithë stadiumin.

Ndeshja e bamirësisë mes ekipit të kapitenit Granit Xhaka dhe kapitenit Milot Rashica u mbyll baras 4:4 në një mbrëmje yjesh të shtunën në “Fadil Vokrri”.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes në ekipin kombëtar të Kosovës, i cili ishte pjesë e ekipit të Xhakës, ra në kurthin e gjyatrit të Superligës, Nuzës, që për një moment e bëri atë të mendojë se do ta ndëshkonte me karton.

Por, Nuza e nxori nga xhepi një faculetë dhe i fshiu djersët, duke e habitur Sahitin.

Sahiti ia zgjati dorën atij dhe u largua duke qeshur bashkë me lojtarët e tjerë në fushë.

Ylli i Arsenalit Xhaka me ekipin e tij kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës u zhvilluan këtë ndeshje bamirëse për familjet nevojtare në Kosovë. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve nevojtare.

Kjo ndeshje u organizua dhe u mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. /Gazeta Express/

https://www.facebook.com/gazetaliria/videos/2251321644915053/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme