Një aeroplan i kompanisë amerikane “United Airlines” ka dalë nga pista pasi iu dogjën gomat në një aeroport të Nju Jorkut.
Disa pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta kur aeroplani me numër të fluturimit 627 rrëshqiti në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” në New Jersey të shtunën pasdite.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se goma e majtë e aeroplanit të tipit “Boeing 757-200” u bllokua në një sipërfaqe me bar. Incidenti ndodhi rreth orës 1 sipas kohës lokale shkruan
Në Administratën Federale të Aviacionit nuk është raportuar për lëndime, por kompania “United Airlines” tha se ata e kanë refuzuar trajtimin mjekësor për shkak se lëndimet kanë qenë të vogla. Nuk është bërë publik numri i saktë i personave të lënduar.
Piloti i aeroplanit i kishte informuar udhëtarët se të dy gomat kryesore të aeroplanit kanë pëlcitur në kohën kur është lëshuar në tokë. Raportohet se një person e ka lënduar kokën dhe një tjetër e ka lënduar bërrylin.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se do t’i dërgojë zyrtarët e saj në këtë aeroport për ta filluar një hetim lidhur me incidentin, shkruan “Independent”.
Flick thotë fjalë të mëdha për Gavin
Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës n...
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt
Aksident në rrugën Shirokë -Suharekë, lëndohen disa persona