633 zhytës kanë thyer rekordin Guinness duke pastruar oqeanin nga plehrat. Kjo ndodhi të shtunën pranë Deerfield Beach International Fishing Pier.
Gjyqtari i Guinness, Michael Empric bëri një udhëtim të rrallë nga New York City për të bërë numërimin zyrtar të zhytësve.
“Unë në të vërtetë qëndrova aty dhe i kam numëruar të gjithë kur u futën në ujë”, tha ai.
Zhytësit hynë në oqeanin me dallgë dhe duhej të qëndronin në ujë të paktën 15 minuta për t’u numëruar.
Dahlia Bolin, 13 vjeç, ishte në mesin e tyre. Ajo dhe nëna e saj Rebecca erdhën nga Mackinaw, Illinois, për të ndihmuar në thyerjen e rekordit në Guinness dhe mbledhjen e mbeturinave, shkruan TCH.
Eventi u organizua nga ambientalist RJ Harper, i cili ndihmoi në rekrutimin e zhytësve, i cili tha se në oqean është bërë një pastrim i plotë nga mbeturinat dhe ishte një gjë e jashtëzakonshme kur shikoje bashkë 633 zhytës.
Harper tha se shpreson që pastrimi do të frymëzojë pjesëmarrësit për të mbajtur pastër ujërat pranë shtëpive të tyre.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...